Gazeta Si – Biznesmeni Nikollaq Bollano është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në Himarë.
Sipas policisë, 51-vjeçari është gjetur pranë hotelit të tij me dëmtim të rëndë në kokë, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë në spitalin e Himarës dhe më pas është transportuar në Tiranë.
“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, – njofton policia.
Sipas mjekut të Himarës, Bollano ka trauma cerebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




