Filma

“Hilja e Madhe” e rrjeteve sociale

Një dokumentar i Netflix i quajtur “Hilja e Madhe”, i ka përshkuar rrjetet sociale, pas skandalit të rrjedhjes së informacioneve të miliona përdoruesve të Facebook, si skena krimi.

Çfarë ndodh nëse dikush ju tha se aplikacionet që përdorni çdo ditë duke përfshirë Facebook, Twitter, Instagram dhe WhatsApp janë të gjitha "skena të krimit"?’’
Këto janë fjalët që kanë përshkruar mediat sociale krijuesit një e një dokumentari të ri në Netflix i quajtur "The Great Hack"

Filmi tregon rreth skandalit më të madh të kohëve të fundit, ku të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook, u shitën tek një kompani të quajtur Cambridge Analytica.
"Të dhënat janë bërë tashmë asetet më të vlefshme në botë, më shumë se nafta", thotë Jehane Noujaim, bashkëdrejtuese e "The Great Hack", për Radio 1 Newsbeat. "Ka një luftë që po ndodh për të dhënat tuaja personale, të cilat tani po armatosen për t'ju manipuluar në votime si të dëshirojnë ata që kanë blerë të dhënat tuaja".

Jehane thotë se ne jemi duke jetuar në Matricën dhe thotë se ajo dhe bashkëdrejtuesi i saj Karim Amer duan që filmi të ndihmojë të gjithë të kuptojmë se si po përdoret informacioni ynë dhe të flasim për të gjithë. Prodhuesit filmit kanë zgjedhur që pjesë e këtij dokumentari të jenë njerëz që kanë luajtur rol të rëndësishëm në skandalin e të dhënave. Brittany Kaiser punoi për Cambridge Analytica dhe mori pjesë në dokumentarin Netflix. "Ajo filloi karrierën e saj si një praktikante idealiste në fushatën e Barak Obamës, duke parë ngritjen e këtyre teknologjive dhe mjeteve të përdorura", shpjegon Karim. Ai thotë se Brittany dhe kolegët e saj "zbulojnë se si media sociale do të përdoren në politikë".

"Pastaj ne shohim të njëjtin person që punon në Cambridge Analytica, në qendër të Brexit, në qendër të fushatës së Trump". Nëpërmjet saj dhe kontribuesve të tjerë, ata ishin në gjendje të shpaketonin se si kemi arritur në një vend ku teknologjia ka një ndikim kaq të madh në jetën tonë. Karim thotë se ne duhet të mendojmë për të dhënat tona personale si "një kukull virtuale voodoo" që është "reflektuese e impulsit tuaj emocional".

https://www.youtube.com/watch?time_continue=46&v=c-UqfqPH9jU

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë