Gazeta Si – Një tjetër revolucion është në prag për futbollin. Pas VAR-it, në Angli vjen edhe ‘kartoni blu’, që ka të bëjë me ndëshkimin e përkohshëm të një lojtari.
Sipas ‘Telegraph’, IFAB-i (International Football Association Board) ka dhënë miratimin për eksperimentimin e ndëshkimit të ri, që i jep të drejtën arbitrit të largojë nga fusha për 10 minuta futbollistët, të cilët protestojnë përtej limiteve, apo kryejnë falle ‘taktike’ jo shumë të rrezikshëm për të ndërprerë një aksion të kundërshtarit.
🚨 A blue card is to be introduced in football 🟦
— OneFootball (@OneFootball) February 8, 2024
The new card will see players removed from the field for 10 minutes if they commit a cynical foul or show dissent, per The @Telegraph 👀 pic.twitter.com/bh6zcLFJAx
Kartoni blu u shtohet të verdhit dhe të kuqit. Sipas asaj që mësohet paraprakisht, kombinimi mes dy kartonëve blu, ose mes një kartoni blu dhe një të verdhi sjell të kuqin, pra përjashtimin direkt. Data e aprovimit zyrtar mund të jetë 2 marsi, gjatë Kongresit të Përgjithshëm që do të zhvillohet në Gllasgou, në Skoci.
“Zonat e ndërhyrjes që kemi studiuar janë mbi të gjitha ato që kanë të bëjnë me protestat, por kemi folur edhe për pjesë të tjera, si faullet taktike”, – ka shpjeguar Mark Bulingham, administratori i deleguar i FA-së.
“Frustrimi i tifozëve që shohin ndeshjet dhe një vënë re ndalimin e një kundërsulmi premtues, duke disktutuar nëse një karton i verdhë është i mjaftueshëm apo jo, na ka bërë ta shohim edhe këtë aspekt si pjesë të protokollit”, – ka shtuar ai.
Megjithatë, FIFA nuk jep shumë shpresë pr aplikimin e këtij ndëshkimi. Organizmi që drejton futbollin botëror ka bërë me dije se e mbështet çdo projekt, por për çështjen në fjalë sugjeron që duhet të eksperimentohet te diletantët dhe te të rinjtë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




