Ngjarje

Hetimi i BBC: Imazhet e abuzimit të fëmijëve po tregtohen online

Imazhet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe numrat e kartave të vjedhura po tregtohen hapur në aplikacionet e koduara, ka zbuluar një hetim nga BBC.

Aplikacionet e sigurta të mesazheve, duke përfshirë Telegramin dhe Discord, janë bërë të njohura pas operacioneve të suksesshme policore kundër tregjeve kriminale që operojnë në atë që njihet si rrjeti i errët - një rrjet që mund të arrihet vetëm nga shfletues të veçantë, kanë thënë ekspertët.

Aplikacionet e sigurta kanë një anë publike dhe të koduar.
Shpesh, publiku është i listuar në internet në mënyrë që përdoruesit të mund të kërkojnë dhe të bashkohen me grupe që reklamojnë droga, të dhëna financiare të vjedhura dhe materiale të tjera ilegale. Pasi një person i është bashkuar, mesazhet shihen me anë të një kodi që i vë ato përtej mundësisë së zbatimit të ligjit.

Hetuesit gjetën prova se pedofilët po përdorin Telegramin dhe Discord për t'u dhënë njerëzve akses në material me përmbajtje abuzimi. Këto përmbanin fjalë me kod që do të indeksoheshin nga motorët e kërkimit dhe, pasi njerëzit klikonin ato u përfshiheshin në një grup të mbyllur. Studiuesit konfirmuan se të paktën një nga këto grupe përmbante qindra imazhe të abuzimit të fëmijëve

Aplikacioni Telegram përdor enkriptim të fortë për të mbrojtur mesazhet.
Ka pasur arsye të forta që pedofilët fshehën lidhjet në YouTube, tha ekspertja i krimit kibernetik, Dr Victoria Baines, një ish oficere i Europolit dhe këshilltare e Agjencisë së Krimeve të Rënda dhe të Krimit të Organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, paraardhësja e Agjencisë Kombëtare të Krimit. "YouTube është indeksuar nga Google, që do të thotë se shikuesi i materialit abuziv të fëmijëve, mund të shihet edhe nga Google.” tha ajo.
"Dhe ndërsa Google përpiqet të vendosë kufizime në lidhje me këtë, lidhjet janë të arritshme publikisht në internet, kështu që është një mjet për të zbuluar njerëz që janë kureshtarë për të parë këto imazhe.

YouTube tha se ka një qasje "zero tolerance" ndaj materialit abuzues seksual të fëmijëve dhe ka investuar shumë në teknologji, ekipe dhe partneritete për të trajtuar këtë çështje.
Një zëdhënës e YouTube tha se sapo ata kanë identifikuar lidhje, imazhe ose përmbajtje që promovojnë abuzimin e fëmijëve, materiali është hequr menjëherë.

Ndërsa një zëdhënës i Telegram tha se kanë përpunuar raporte nga përdoruesit dhe janë angazhuar në "kërkime proaktive" për të ruajtur platformën nga abuzime të tilla, duke përfshirë abuzimin e fëmijëve dhe propagandën terroriste. Ai tha se raportet rreth abuzimit të fëmijëve zakonisht janë përpunuar brenda një ore.

Fotografitë eksplicite
Hetimi i BBC-së gjithashtu zbuloi se pedofilët po shfrytëzojnë aplikacionin Discord, i cili është i popullarizuar në mesin e të rinjve, të cilët e përdorin atë për chat me tekste dhe lojëra online. Ekspertët zbuluan një sërë chatesh të promovuara në mënyrë të hapur si të përshtatshme për 13-17 vjeçar, por me përshkrime shumë seksuale që kishin për qëllim t'i bindnin fëmijët t’u dërgonin fotot e tyre.

Ariel Ainhoren, kreu i hulumtimeve në firmën e sigurisë IntSights, tha se firma kishte identifikuar një grup gjatë diskutimit, ku flitej për çmimet me imazhe të fëmijëve. Grupi nuk ishte më aktiv në faqe, por ata kishin lënë një adresë emaili për ato që donin të kontaktonin për listën e çmimeve të imazheve. Përdoruesi kishte shkruar gjithashtu se po shiste aksesin ndaj abuzimit seksual të fëmijëve dhe forumeve përdhunuese.
Hetimi zbuloi gjithashtu një shpërdorim të gjerë të aplikacioneve për të shitur të dhënat e kartelave të vjedhura të pagesave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë