Dosje

Hetimet për vdekjen e dy ukrainaseve, dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti eskortash të ardhura nga Mali i Zi

Gazeta Si – Hetimet për vdekjen e dy grave nga Ukraina, të cilat u gjetën pa jetë në një banesë në Tiranë mund do të shtrihen edhe në vendin fqinj të Malit të Zi.

Grupi hetimor po orientohet më shumë te dëshmia e mikeshës së tyre, Yeva Vorona, e cila vijon të këmbëngulë se ajo, së bashku me Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova, 40 vjeçe, kishin ardhur në Shqipëri për pushime.

Po sipas burimeve, hetuesit kanë dyshime të forta se vajzat ishin pjesë e një grupi që funksiononin si eskorta në Tiranë.

Referuar dëshmisë së dytë të shoqes së tyre, Yeva Vorona, tre vajzat ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesës, jo në Shqipëri, por në Mal të Zi, në kazinotë e Budvës dhe Kotorit.

Sipas saj, vajzat në Tiranë kishin ardhur për pushime. Por grupi hetimor ka dyshime se ky aktivitet ushtrohej dhe në kryeqytet, kjo pasi Yeva Vorona kishte katër muaj që ndodhej këtu. Gjithnjë sipas burimeve, referuar sistemit TIMS, del se ajo ka udhëtuar disa herë drejt Malit të Zi.

Një tjetër detaj që po verifikohet, është edhe fakti se bbai i Voronës jeton në Mal të Zi, ndërsa dy viktimat kishin hyrë në Shqipëri në fund të muajit prill.

Telefonat e dy vajzave të vdekura, Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova janë dërguar në laboratorin e Policisë Shkencore për të zbërthyer komunikimet e fundit të tyre.

Ekspertiza paraprake, sipas dhe njoftimit të policisë, ka dalë në konkluzionin se shkaku i vdekjes ishte mbidozë e ilaçeve me përmbajtje narkotike.

Ndërkohë dy viktimat vuanin nga sëmundje të zemrës dhe epilepsisë, ndërsa disa orë para se të humbnin jetën kishin konsumuar sasi alkooli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë