Një grup ekspertësh dhe hetuesish italianë do t’i bashkohen grupit hetimor të Prokurorisë së Durrësit për të ofruar asistencë teknike lidhur me hetimet për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019. Këtë të hënë, Prokurori i Përgjithshëm pati një takim me një delegacion të përbërë prej dy prokurorësh, oficerësh të policisë gjyqësore dhe inxhinierë. Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se ata kanë mbërritur në Shqipëri me ndihmën e misionit PAMECA në Shqipëri dhe kryesohen nga ekspertë të Prokurorisë së Aquilas, Fabio Picuti dhe Michele Renzo. Aquila në Italia njihet si zona që u prek disa vite më parë nga tërmetet e fuqishme dhe ku pati shkatërrime të mëdha të banesave. Delegacioni ka kryer hetime të ngjashme në Itali.
Aktualisht, për abuzimet me ndërtimet pa leje në zonën e Shijakut dhe Manzës janë nën hetim 19 zyrtarë dhe efektivë policie. Mes tyre 8 janë në arrest me burg, ndërsa një pjesë u shpallën në kërkim. Delegacioni do të zhvillojë gjatë këtyre dy ditëve takime në Durrës me prokurorë të Durrësit dhe Krujës që po hetojnë çështjet që lidhen me pasojat e tërmetit. Më 26 nëntor si pasojë e lëkundjeve të forta sizmike gjetën vdekje 51 shtetas. Ndërsa hetimet për pasojat e tërmetit kanë nisur edhe në Tiranë, duke konkluduar në 29 arrestime, si dhe në 11 persona të shpallur në kërkim. Dy ditë më parë Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”, për 7 të arrestuar, ku mes tyre janë edhe ish-kryekomunari i Kasharit, Besnik Fuçia dhe ish-kryekomunari i Farkës, Fatbardh Plaku. Shumica e të arrestuarve akuzohen për shpërdorim detyre dhe ndërtime pa leje, ndërsa në mesin e të ndaluarve nuk mungonin as biznesmenë në fushën e ndërtimit.
Vendimet e Gjykatës për arrestimet në Tiranë
Arrest me burg
Hodo Gjoni – Arrest burg
Artur Skela- Arrest me burg
Fejzi Dyrmishi – Arrest me burg
Besnik Fuçia, ish-kryekomunari i Kasharit
Naim Shehi
Gezim Shkalla
Fatbardh Plaku, ish-kryekomunari i Farkës
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje”
Anila Harxhi- Detyrim paraqitje
Reis Muça- Detyrim paraqitje
Merita Kushe- Detyrim paraqitje
Hekri Disha- Detyrim paraqitje
Bukurie Halili- Detyrim paraqitje
Adhurim Qehajaj- Detyrim paraqitje
Stela Maze- Detyrim paraqitje
Zhaneta Tagani-Detyrim paraqitje
Shpëtim Kërçiku- Detyrim paraqitje
Jan Ikonomi- Detyrim paraqitje
Ermir Çina- Detyrim paraqitje
Arrest shtëpie
Faik Fejza
Ndoc Pepkolaj
Mehmet Felahi
Agim Eski
Pëllumb Korfuzi
Qiriako Gjergo
Asqeri Xhanari
Vjollca Hoxholli
Ali Dyrmishi, ndodhet në spital me probleme shëndetësore
Shefqet Doda
Gerti Qalliku
Luan Beta
Vendimet e gjykatës së Durrësit
Arrest me burg
Ermal Petova – specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë
Gjergj Gërco – Sekretar i Njësisë Administrative Sukth
Agim Osmani – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
Haxhi Sherra – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak
Ndriçim Shika – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak
Adem Lika – posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje
Dëshir Dakoli – Ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës
Petrit Neziri – Ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë
U lanë të lirë
Besnik Domi-shef Rendi Shijak
Sami Xhafa-shefi stacionit i policisë Manze
Marius Shahini-kryeinspektor IMT Shijak
Nikoll Marku-specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë,
Julian Kacadej-specialist IMT Shijak
Dritan Koçi-posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje
Paulin Meta-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje
Gjon Zefi-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje
Astrit Nuri-specialist i Armatimit në DVP Durrës
Qerim Doka-posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.