Ka ndodhur

Heroinë dhe kokainë në Elbasan, Berat dhe Fier, tre të arrestuar

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit dhe Beratit, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Policia bën me dije ne së Elbasan u arrestua shtetasi H. H., 26 vjeç, banues në Elbasan, të cilit  ju gjet dhe sekuestrua një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Ndërsa në Berat u arrestua shtetasi E. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat. Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.  

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale "Moskallëzim krimi".

Po këtë tëenjete, Policia e Fierit ka vënë në pranga nja 27-vjeçar, i cili posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Sipas bluve, u arrestua Asllan Lazemetaj, 27 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në lagjen "Sheq i Madh" Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën e krahut, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe municion luftarak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë