Moti

Herë shi, herë diell javën që vjen

Në fillimin e javës vendi ynë do të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme, më të freskëta, të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Ditën e martë dhe të mërkurë moti do të mbetet pjesërisht i qëndrueshëm, ku reshjet do të jenë të izoluara në zonat malore. Temperaturat do të jenë në rënie. Ndërsa duke nisur nga dita e enjte, një tjetër rekord i të nxehtit afrikan do të përfshijë vendin tonë.

Temperaturat do të jenë të larta, duke regjistruar vlera nga 35 gradë në veri deri në 40-41 gradë celcius në zonat e ulëta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë