Ngjarje

Heqja e pasaportës diplomatike, gjyqtarët padisin qeverinë

Pas vendimit për të anuluar pasaportat diplomatike të gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka paditur sot Këshillin e Ministrave. Sipas kësaj shoqate, vendimi i Këshillit të Ministrave për heqjen e pasaportës së shërbimit cenon statusin e gjyqtarit.
Kjo shoqatë ka autorizuar Florian Kalanë, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Engert Pëllumbit gjyqtar pranë Gjykatës së Fierit, për të ndjekur çështjen kundër Këshillit të Ministrave.
Në këtë kërkesë padi kërkohet që të shpallet paligjshmëria e këtij vendimi qeverie.
“Gjyqtarët si subjekte zyrtare që kanë të drejtë të pajisjen me pasaportë shërbimi”, thuhet në padi. Padia e Shoqatës së Gjyqtarëve është dorëzuar pranë Gjykatës Administrative të Apelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë