Media Galeri

‘Hëna rozë’ e këtij muaji që simbolizon ardhjen e pranverës

Hëna e plotë e këtij muaji njihet edhe si “hëna rozë”. “Hëna rozë” për këtë vit ishte e dukshme nga e premtja(15 prill) dhe do të qëndrojë e dukshme deri në mëngjesin e së hënës.

Ndërkohë në kohët e vjetra, Hëna e Plotë e Prillit përkoi me lulëzimin e luleve, veçanërisht një lule të egër, vendase në Amerikën e Veriut lindore ndaj konsiderohej si hëna që sillte pranverën.

Ajo përkon edhe me shumë festa fetare, ku në kalendarin e Kishës, quhet “hëna e Pashkëve”, pasi është hëna e plotë para Pashkëve.

Për hindusët, kjo hënë shënon festën e një hyjnie, ndërsa është gjithashtu e rëndësishme për budistët që nderojnë vizitën e Budës në Sri Lanka, ku ai parandaloi një luftë duke zgjidhur një mosmarrëveshje midis udhëheqësve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë