Ngjarje

Hëna e plotë e brymtë është në Dem. Dhe është koha për tu kënaqur

Moti po bëhet gjithmonë e më i ftohtë dhe viti po shkon drejt përmbylljes së tij.

Sonte, më 12 nëntor, Hëna e plotë e Brymtë do të ndriçojë në qiell.

Ashtu siç e dinë shumë prej jush, hëna e çdo muaji bart një emër tradicional. Dhe hëna e plotë e nëntorit ka disa. Së bashku me Hënën e Brymtë, nganjëherë quhet Hëna e Vajit, Hëna e Kastortë, Hëna e Dëborës, Hëna e Mjegullës ose Hëna e Stuhive. Këta emra u krijuan për shkak të motit të ftohtë të nëntorit, dhe, sipas Almanakut të Farmerit, sepse është një sinjal që është koha që gjahtarët të vendosin kurthet e tyre.

Në astrologji, hëna e plotë përfaqëson një kuptim (një ndjenjë) të përfundimit dhe përmbushjes. Është koha për të parë se çfarë kemi bërë, çfarë kemi përmbushur që prej hënës së plotë të fundit dhe të festojmë arritjet që kanë mbërritur pas përpjekjeve të mëdha.

Këtë muaj, Hëna e plotë është në Dem, një shenjë e njohur për një natyrë sensuale, konkrete dhe një dashuri për luksin. Me fjalë të tjera, kjo hënë e plotë është një kohë e shkëlqyer për ta marrë veten me të mira.

"Hëna e plotë në Dem është një kohë shumë pjellore për të lëshuar, rishikuar dhe mbjellë farat për të ardhmen", thotë astrologia Lisa Stardust.
Dhe, edhe pse kjo hënë e plotë bie gjatë një periudhe veçanërisht kaotike të muajit, po na sjell pozitivitet.

"Ky ndriçim sensual ndodh gjatë një kohe kur Mërkuri kthehet, që do të thotë se ne do të zhytemi thellë në shërimin e së shkuarës - gjithashtu, do të mësojmë nga gabimet e së kaluarës dhe do të përpiqemi ti ndryshojmë ato për të ardhmen."

Demi i përshtatet në mënyrë të natyrshme energjisë së Hënës së plotë, shton Stardust.

"Demi është një shenjë që i pëlqen të ndërtojë dhe të krijojë. Shenja e preferuar e Hënës për të hyrë është Demi sepse është një vend për të ngrënë, pirë dhe për të qenë të lumtur (që hëna e do)”-shpjegon ajo.

Përpos reflektimit ndaj muajit dhe gjërave që janë përmbushur, apo bërë gabim, apo nuk kanë përfunduar ende, festoni këtë hënë të plotë duke e trajtuar veten mirë duke qendruar pas njerëzve të dashur.

“Për të ruajtur humorin e gëzueshëm hani ushqim të mirë, ose bëni diçka që ju sjell ndërmend të kaluarën. Kërkojini mamasë disa këshilla se si të gatuani ushqimin tuaj të preferuar ”sugjeron Stardust. "Ashtu si me të gjitha hënat e plota, është e këshillueshme që të mos bëni asgjë - thjesht të uleni dhe të nderoni hënën".
Sa për të nderuar hënën: “Përqafoni tokën. Dëgjoni Muzikë. Kërceni. Pini verë të mirë. Hani ushqime të lehta" thotë Stardust." Bëni seks, por respektoni trupin tuaj. "Filloni të planifikoni të martën tuaj në mbrëmje tani. Nëse keni kristale, karikojini ato pas orës 10 të mbrëmjes duke i vendosur në kopshtin e shtëpisë ose në dheun e vazove me lule në ballkon", shton ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë