Ngjarje

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU zhbllokon aktivitetin e kompanisë

Gazeta Si – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka njoftuar se ka zhbllokuar aktivitetin e kateringut të ushqimit të kompanisë “SORI-AL”.

Ky vendim erdhi pasi analizat e mostrave për higjenën ambientale dhe të pajisjeve të punës brenda ambienteve të kuzhinës së Akademisë së Sigurisë në Sauk, kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjenës.

“Pas analizimit të tyre pranë laboratorit të Referencës ISUV , informojmë që kanë rezultuar brenda normave të lejuara për treguesit e higjienës. Referuar këtyre raport- provave është kryer procedura e inspektimit në adresat brenda ambienteve të Akademisë së Sigurisë, Sauk, Tiranë dhe brenda ambienteve te Garnizonit, te Forcave te Armatosura, Tiranë. Në përfundim të procedurës AKU kreu zhbllokimin e  aktivitetit të subjektit SORI-AL, si dhe i la detyrë të kryejë analiza autokontrolli për produktin e gatshëm brenda ambienteve të Garnizonit të Forcave të Armatosura, në zbatim të kërkesave të legjislacionit në fuqi”, – thuhet në njoftimin e AKU-së.

Aktiviteti i “SORI-AL” ishte bllokuar pas helmimit të 52 studentëve te Akademia e Sigurisë në Sauk. Po ashtu kjo kompani ishte gjobitur me 1.5 milionë lekë për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë