Nga Gazeta ‘SI’ – Tenderi i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit do të hapet më 1 korrik 2023. Këtë e ka njoftuar Hekurudha Shqiptare, duke nisur kështu një projekt me rëndësi për Shqipërinë, si pjesë e projektit europiane TEN-T dhe e bën vendin tonë pjesë të Korridorit X pan-Europian.
Specifikisht tenderi do të jetë për rehabilitim të kësaj linje, pasi ajo është tashmë ekzistuese, por jo funksionale. 120 km hekurudhë do të rehabiliton nga një bashkëfinancim i ndërkombëtarëve, përfshirë BERZH dhe Bankën e Investimeve. Në total, vlera parashikohet 356 mln euro.
Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut. Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).
Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985. Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët.
Vitin e shkuar, qeveria intensifikoi punën për projektet hekurudhore dhe arriti të përfshijë vendin në hartën e hekurudhave ndërkombëtare, projekti TEN-T me anë të projektit të Korridorit të 8-t. Qeveria dakordësoi ndërtimin e linjave hekurudhore me qeveritë e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Mali i Zi.
Një tjetër projekt i të njëjtit lloj që ka avancuar në punime është ai i linjës Tiranë-Durrë, i cili po ashtu po bëhet me fondet e BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.