Shendet

Hauai mendon rritjen në 100 vjeç të moshës për duhanpirjen

Nëse jeni një duhanpirës dhe viti 2024 ju gjen në Hauai, gjasat janë që të mos u lejohet ndezja e cigares, të paktën pa mbushur 100 vjeç. Propozimi, nëse do të shndërrohet në ligj, praktikisht do të ndalonte duhanpirjen në ishullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ideja është e Richard Creagan, politikan vendor i demokratëve, që njëkohësisht ushtron edhe profesionin e mjekut.

“Kemi një shtresë të konsiderueshme personash që janë shumë të varur ndaj duhapirjes. Në kendvështrimin tim, këta persona janë skllevër të një industrie qesharake, që vazhdimisht përpunon e modifikon cigaret, duke i shndërruar konsumatorët e tyre në vartës besnikë, megjithëse shumica e dijnë që ky ves është vdekjeprurës”, deklaroi ai për “Hawaii Tribune Herald”.

Hauai ka ligjet më të ashpra në Shtetet e Bashkuara kundër cigares. Aktualisht, askush nuk mund të blejë një paketë pa mbushur 21 vjeç dhe çmimet e cigareve janë ndër më të lartat në botë për shkak të taksave të forta që janë vendosur.

Por, Creagan propozon që mosha e blerjes së cigareve të rritet në 30 vjeç për 2020, 40 për 2021, 50, 2022, 60 në 2023 dhe 100 për në vitin 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë