Besnik Hasi e ka përligjur më së miri besimin që i dhanë drejtuesit e Mechelen në nëntorin e vitit të shkuar, kur e emëruan trajnerin e skuadrës. Gjakovari 52-vjeçar e ka kthyer ekipin në shinat e duhura. Dhe nga fundi i tabelës ka bërë që Mechelen të pretendojë tani zonën europiane.
Në gjashtë ndeshjet e fundit, Mechelen ka siguruar katër fitore, një barazim dhe një humbje. Duke e ngjitur skuadrën në vendin e tetë me 32 pikë, vetëm 4 pikë larg vendit të gjashtë: që sjell kalimin në “play-off” të Conference League.
Edhe pse dëmtimet kanë qenë një pengesë serioze për Hasin, të cilit i është dashur të bëjë pa 7 futbollistë në javët e fundit, sërish tekniku shqiptar ka dalë që të marrë rezultatet e dëshiruara. Që e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes.
Hasi ka një karrierë të pasur, pasi në të shkuarën ka drejtuar Anderlecht në Belgjikë (kampionë Belgjike), Legian e Varshavës në Poloni, Olympiacosin në Greqi dhe Al Raed dhe Al Ahli në Arabinë Sadite. /Supersport
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




