Ngjarje

Hartat e dëmeve të tërmetit sipas raportimeve të qytetarëve

Të dhënat e grumbulluara nga institucionet shtetërore tregojnë se janë rreth 1558 denoncime të mbërritura nga qytetarët për dëmet e shkaktuara në banesa nga tërmeti.

Kjo shifër paraqet vetëm ata që kanë bërë denoncimin përmes platformës online dhe në të nuk bëjnë pjesë denoncimet e bëra përmes rrugëve tradicionale dhe as ato të verifikuara nga terren nga grupet e ekspertëve.

Nga 1558 raste, të klasifikuara si dëme me rrezik të lartë, pra godina të pabanueshme janë 758, me rrezik të mesëm 481 dhe me rrezik të ulët 325.

Në këtë hartë mungojnë të dhëna të raportuara nga qytetarët e Thumanës, ndaj vetëm me raportimet ekzistuese, vërehet se zona më e goditur është Durrësi, ndjekur nga Manza dhe Shijaku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë