Komunitet

Harta e kufizimeve/ Rrugët që bllokohen, zonat për tifozët dhe këmbësorët, ku dhe kush mund të lëvizë me makinë në 25 maj

Gazeta Si - Finalja e Conference League do të bllokojë pjesën më të madhe të Tiranës, ku lëvizja brenda unazës së vogël, në Bulevardin qendror dhe sheshet "Nënë Tereza" dhe "Skënderbej" do të jetë e kufizuar.

Rrugët me ngjyrë të kuqë tregojnë se nuk do të lejohet asnjë qarkullim makinash. Me ngjyrë të verdhë do të jenë në gjendje të lëvizin vetëm automjetet e personave që kanë një biletë për të ndjekur ndeshjen në 'Air Albania'.

Me ngjyrë jeshile janë rrugët që do lejohet qarkullimi për fansat, stafin dhe policinë.

Me ngjyrë kafe do të jenë rrugët e emergjencës. Ndërsa me ngjyrë blu janë rrugët që të çojnë në stadium. Siç mund t’i shihet në hartë, rrugët me jeshile janë të aksesueshme më 25 maj.

Në total janë 54 rrugë e bulevarde të Tiranës, që duke filluar nga kjo e martë do të nisë kufizimi i lëvizjes, i cili do jetë në fuqi edhe gjatë së mërkurës kur edhe do të luhet ndeshja.

Bllokimi i qarkullimit të automjeteve nis me "Rrugën Dritan Hoxha", "Bulevardin Dëshmorët e Kombit", dhe "Rrugën e Elbasanit" dhe për të vijuar më pas edhe me rrugët e tjera që të çojnë drejt qendrës së Tiranës.

Duke filluar nga ora 07:00 e 25 majit, deri mëngjesin e datës 26 maj, asnjë mjet i tonazhit të rëndë, në rrugën Tiranë-Durrës, Rinas-Tiranë, Elbasan në pjesën e TEG-ut, Fushë Krujë, krahu i Vorës, nuk do të lejohet të kalojë ditën e ndeshjes finale të Conference League mes Romës dhe Fejnordit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato, në një dalje për mediat, sqaroi se mjetet e tonazhit të rëndë zënë thuajse 50% të trafikut, ndaj me këtë kufizim, do të ketë lehtësi kalimi.

Qato tha se do të ketë rrugë të dedikuara vetëm për mjetet që do të transportojnë tifozë që kanë një biletë për të parë ndeshjen.

Sipas tij, do të lejohen të hyjnë në Tiranë edhe grupe tifozësh të organizuara për ta ndjekur ndeshjen nga një nga “fan zonat” në Tiranë.

“Rrugët Tiranë-Durrës, Durrës-Tiranë, Rinas-Tiranë, nga TEG-u drejt Tiranës, Fushë Krujë krahu i Vorës, do jenë rrugë të dedikuara vetëm për tifozë që kanë bileta ose grupe tifozësh që janë organizuar për të parë ndeshjen në fan zonë, - deklaroi Qato. - Do të jenë rrugë totalisht të dedikura për mjete që transportojnë tifozë për ndeshjen”.

Qato theksoi se pjesa e dytë e kufizimeve, është Unaza e mesme: “Janë përcaktuar edhe parkimet: rruga e Kosovarëve dhe parkimet e kësaj rruge, janë të dedikuara pët tifozët italianë.  

Pjesa e bulevardit ‘Zhan d’Ark’, janë për autobusë dhe mjete të tifozëve të Fejnordit”.

Ndërsa kufizimi i tretë, do të përfshijë Unazën e Vogël, ku në të gjitha rrugët lidhëse s’do lejohet njeri për të hyrë.

“Janë tre kategori mjetesh që do lëvizin: ato të autoriteteve shtetërore, të UEFA-s dhe media. Pjesa tjetër e tifozëve që kanë bileta për ndeshjen dhe duan të parkojnë, do hyjnë nga sheshi ‘Fredrik Shopen’”.

Pra, brenda Unazës së Vogël, nuk do të lejohet asnjë mjet për të hyrë përveç tyre.

Zyrtari i policisë rrugore saktësoi se kufizimi më i madh, do jetë mes Unazës së Mesme dhe të Vogël drejt Tiranës.

“Unaza e Vogël do jetë zonë pedonale, përveç atyre që kanë biletë për të hyrë në stadium”, - vijoi ai.

Sipas Qatos, për nevojat e emergjencave, do të ketë orientim për lehtësi kalimi.

Nga ana tjetër, është parashikuar të ketë disa linja transporti publik që do kufizohen, linja ndërqytetase nuk ka probleme se do kalojmë nga Ndroqi.

Lehtësi kalimi do të ketë edhe për personat që duan të dalin nga Tirana me automjete.

Për të lehtësuar sa më shumë menaxhimin e kësaj situate, qeveria ka vendosur që të mërkurën ta shpallë ditë pushimi, ndërsa bashkia ditë pa makina.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje gjithashtu qytetarëve nga zonat jashtë Tiranës, që më datë 25 maj të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit, nëse nuk kanë një biletë për të hyrë në stadium.

Ndeshja e finales se Conference League do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, më datë 25 maj në orën 21:00.

Rrugët që bllokohen më 25 maj

Rruga e “Durrësit”
Rruga e “Kavajës”
Rruga “Myslym Shyri”
Rruga “Ibrahim Rugova”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Xhorxh Ë Bush”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Ismail Ndroqi”
Rruga “Luigj Gurakuqi”
Rruga e “Dibrës”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Dedë Gjo Luli”
BLV. Zogu i Parë
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
BLV. Zhan D’ark
BLV. Dëshmoret e Kombit
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga Leke Dukagjini
Rruga “Faik Konica”
Rruga “Dervish Hima”
Rruga “Asim Zeneli”
Rruga “Ismail Qemali”
Rruga “Mustafa Matohiti”
Rruga “Jul Variboba”
Rruga “Fatmir Haxhiu”
Rruga “Gjergj Filipi”
Rruga “Pjetër Bogdani”
Rruga “Nikolla Tupe”
Rruga “Brigada e VIII”
Rruga “Pashko Vasa”
Rruga “Çamëria”
Rruga “Ukraina e Lirë”
Rruga “Abdyl Frashëri”
Rruga “Skerdilajd Llagami”

Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim:

Rruga e Rinasit
Rruga interurbane Durrës-Tiranë
Rruga Fushë Krujë-Vorë
Rruga Elbasan-Tiranë
Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi
Rruga “Dritan Hoxha”
Rruga “Teodor Keko”
Unaza e Madhe
Rruga e Elbasanit
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Rruga “Sulejman Delvina”
Rruga “Asim Vokshi”
Rruga “Reshit Petrela”
Rruga “Ferit Xhajko”
Rruga Bardhyl
Rruga “Arkitekt Sinani”
Rruga “Sami Frashëri”
Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
Rruga e Barrikadave


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë