Shendet

Harrojini implantet dentare, rrisni dhëmbët e rinj për 2 muaj

Gjithkush e di se që kur implantet dentare u shpikën, ato kanë qenë një zgjidhje e shkëlqyer për gojën bosh nga dhëmbët. Por po sikur t'ju themi se ka një mënyrë tjetër për të rritur dhëmbët tuaj?! Një grup ekspertësh në fushën e stomatologjisë kanë bërë disa zbulime të mahnitshme, duke shënuar një zhvillim vërtetë të pabesueshëm. Ata thonë se puna e tyre do të na japë mundësi në të ardhmen për të rritur dhëmbë të rinj brenda dy muajsh.

Dr Jeremy Mao i Universitetit Columbia ndërtoi një strukturë për dhëmbët, që përmbante qelizat burimore në trup. Duke përdorur ADN-në, ai arriti të rigjeneronte dhëmbët. Ky zbulim i teknologjisë moderne premton një të ardhme të ndritshme kur bëhet fjalë për kujdesin dentar.

"Ky është një avancim mjekësor shumë i nevojshëm, sidomos duke pasur parasysh se rreth moshës 74-vjeçare, rreth 26% e njerëzve kanë humbur të gjithë dhëmbët e tyre të përhershëm", thotë Dr Mao.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë