Shendet

“Hapni shkollat për adoleshentët sa më parë, mund të kenë pasoja nga izolimi”

Neuroshkencëtarët në Britani thonë se reduktimi i kontaktit mes adoleshentëve dhe miqve të tyre gjatë pandemisë mund të ketë pasoja të dëmshme afatgjata.

Në një kohë të vështirë, zhvillimi i trurit, sjellja dhe shëndeti i tyre mendor mund të jetë në rrezik. Përdorimi i rrjeteve sociale mund të përbëjë disa efekte negative të distancës sociale.
Ekspertët bëjnë thirrje që shkollat të rihapen për të rinjtë dhe të sigurohen sa më shpejt.

Adoleshenca e përcaktuar nga shkencëtarët midis moshës 10 dhe 24 vjeç është një fazë e çuditshme kur të rinjtë duan të kalojnë më shumë kohë me miqtë sesa familjen e tyre.
E kombinuar me ndryshime të mëdha hormonale dhe biologjike, është një kohë kyçe për zhvillimin e trurit.

Është gjithashtu periudha kur ka më shumë gjasa të kenë probleme me shëndetin mendor.

"Por koha e koronavirusit ka ndikuar shumë në shëndetin e tyre mendor, pasi izolimi nuk funksionon për askënd" thotë Prof Sarah-Jayne Blakemore, nga departamenti i psikologjisë në Universitetin e Kembrixhit.

Psikologja thotë se për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, shumë të rinj në të gjithë botën aktualisht kanë më pak mundësi për të bashkëvepruar ballë për ballë me bashkëmoshatarët dhe kjo është thelbësore për zhvillimin e tyre.

Artikullinnë revistën "Viewpoint", i shkruar nga Amy Orben, studiuese në Kembrixh dhe Livia Tomova, nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, bën thirrje që të bëhen më shumë hulumtime për të kuptuar efektet e "privimit social" tek adoleshentët.

Disa studime kanë treguar që përdorimi aktiv i mediave sociale, siç është mesazhet ose postimet direkte në profilin e një personi tjetër, rrit mirëqenien dhe ndihmon në mirëmbajtjen e marrëdhënieve personale. Sidoqoftë, është treguar që përdorimet pasive të rrjeteve sociale, ndikojnë negativisht në mirëqenien.

Burimi:BBC/ Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë