Media Galeri

Hapet ura më e gjatë në botë për këmbësorët, 516 metra

Ura më e gjatë për këmbësorët në botë, 516 metra, u hap të martën në Portugali pranë parkut Arouca, të mbrojtur nga UNESCO, pas dy vitehs punë për ndërtimin e saj.

Ura e ndërtuar e tëra prej xhami qëndron mbi lumin Paiva dhe nuk është për “ata me zemër të dobët”.

Hugo, një banor pranë zonës ku u ndërtua ura e përshkruan ecjen në të si një adrenalinë të papërjetuar më parë, të frikshme, por që ja vlen.

Agjencitë turistike të zonës e quajnë këtë krijim prej 2.3 milion eurosh si një atraksion që parashikohet të rrisë të ardhurat e sektorit turistik, sidomos pas një viti të vështirë ngav pandemia.

Fillimisht urën mund ta vizitonin vetëm banorët përreth, por tashmë mund të vizitohet nga kushdo.

Burimi:Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë