Ngjarje

Hapet ‘Tirana Zoo Park’ dhe një shpotitje e Ramës për Veliajn: Më në fund Lali Eri e mbajti fjalën

Është hapur ditën e sotme Tirana Zoo Park, kopshti i ri Zoologjik në Tiranë. Kopshti është një koncept i ri i kopshtit të vjetër zoologjik por me më shumë kafshë e me më shumë hapësira rekreative për ta.

Kopshti është konceptuar i gjithi në hapësira të mëdha të ndara sipas klasave të kafshëve, të cilat do të shërbejnë edhe për orë mësimore për shkollat.

Në Zoo Park janë të ekspozuara 30 specie kafshësh dhe 160 kafshë e shpendë në total të cilët i janë shtuar këtij kopshti. Fëmijët do mund ti shohin dhe të mësojnë më shumë rreth tyre dhe habitatin e secilës prej tyre. Gjithashtu në park janë vendosur edhe kafshë si dinosaur bashkë me disa informacione rreth tyre ku fëmijët do mund  ti mësojnë. Koncepti i këtij Zoo Parku është menduar të ndërthurë argëtimin dhe edukimin e fëmijëve. 

Në inaugurimin e kopshtit të ri Zoologjik morën pjesë edhe Kryeministri Edi Rama bashkë me kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që më në fund lali Eri e mbajti fjalën, na e kishte dhënë fjalën prej shumë kohësh por u desh që të bëhej një punë e madhe, një punë shumë e ngatërruar me plot gjëra që dalin përpara parapritur edhe kur nuk kanë lidhje dhe ja ku jemi sot, në këtë Zoo Park të Tiranës”, tha Rama.

Edi Rama shtoi se sëbashku me ministren e Arsimit dhe me ministren e Shtetit për Fëmijët dhe për Rininë do të organizohen edhe ekskursione nga shkolla të tjera të vendit, “për të ardhur e për të kaluar një gjysmë dite të bukur në këtë kopsht zoologjik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë