Dizajneri i ndjerë, Virgil Abloh, po nderohet në një ekspozitë në Nju Jork me 47 palë atlete Louis Vuitton Nike Air Force 1 që ai krijoi para vdekjes së tij në nëntor.
Nëntë palë atlete të ekspozuara do të jenë të disponueshme për blerje në qershor.
Abloh ishte drejtori artistik i koleksionit të veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton nga viti 2018 deri në vdekjen e tij nga kanceri në moshën 41-vjeçare.
Gjithashtu pjesë e ekspozitës është bërë edhe një gramafon i Abloh së bashku me atë që organizatorët e quajnë “një shtëpi magjike në pemë, simbolike e ëndrrave të fëmijërisë së vetë Virgil”.
Citate nga Abloh, i cili ishte gjithashtu një artist pamor, ishin vendosur kudo në muret e ekspozitës.
“Ai ishte i veçantë. Ai solli ndryshimin në modë dhe shkatërroi barrierat”, tha Claire Stern, zëvendësredaktorja e Elle.
“Ndikimi i Virgil në kulturën tonë dhe veçanërisht në botën e modës ishte i madh”, tha Stern. “Unë mendoj se kjo do të jetë një nga ekspozitat e para që nderojnë atë dhe trashëgiminë e tij”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.