Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se rreziku për popullatën e përgjithshme nga hantavirusi mbetet shumë i ulët, pavarësisht një shpërthimi të regjistruar në anijen turistike “MV Hondius”, ku kanë humbur jetën tre pasagjerë dhe disa të tjerë janë infektuar.
Sipas autoriteteve, viktimat janë një çift holandez dhe një grua gjermane. Rastet e konfirmuara lidhen me variantin “Andes”, i vetmi lloj hantavirusi që mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.
Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se virusi nuk duket të përhapet lehtë mes njerëzve, duke theksuar se edhe disa persona që ndanë të njëjtën kabinë me të infektuarit nuk janë sëmurur, çka sugjeron ngjitshmëri të kufizuar.
Një stjuardesë e kompanisë KLM që kishte pasur kontakt me një pasagjere të infektuar rezultoi negative, çka sipas OBSH-së është një zhvillim pozitiv.
Anija “MV Hondius” pritet të mbërrijë të dielën në Tenerife, ku pasagjerët do të transferohen drejt aeroportit për t’u kthyer në vendet e tyre. Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se anija nuk do të ankorohet drejtpërdrejt në port.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje