Lewis Hamilton kthehet të flasë për çështjen George Floyd e racizmin, por këtë herë e bën duke gërmuar thellë në kujtimet dhe eksperiencat personale: “Kam lexuar çdo ditë gjithçka për tu informuar sa më shumë mbi atë që po ndodh në këtë luftën tonë kundër racizmit e kjo riktheu në mendjen time kujtime të dhimbshme të fëmijërisë sime – ka shkruar kampioni anglez në një postim të gjatë në Instagram – Kam folur gjithnjë pak për eksperiencat e mia personale. Jam munduar ti mbaj brenda, të mos tregoj dobësi, të shkatërroj me dashuri e ti mund në pistë, por kur isha i vogël, larg nga garat, kam qenë viktimë e bullizmit e më rrihnin për shkak të ngjyrës së lëkurës sime”.
Lewis ka treguar më pas si arriti të përballonte atë që ishte i detyruar të pësonte: “Efektet negative nuk mund të llogariten. Ja përse ngas makinën kështu. Është shumë më e thellë se të bësh sport, unë luftoj akoma. Falë Zotit kisha babin tim, një figure e fortë e zezë që mund ta shihja gjithnjë, që e dija se më kuptonte e do ishte në krahun tim, çfarëdo të ndodhte. Jo të gjithë e kemi, por duhet të qëndrojmë pranë atyre që nuk e kanë e ti bëjmë të ndihen të mbrojtur. Pyes veten përse 2020-a është një vit kështu, por mendoj se mund të jetë një vit i rëndësishëm i jetës sonë, për të nisur më në fund të ndryshojmë presionin sistematik mbi minorancat. Duam vetëm të jetojmë, të kemi të njëjtat mundësi në jetë, të ecim në rrugë, të shkojmë në shkollë ose të futemi në dyqane pa u shqetësuar për asgjë. E meritojmë të gjithë. Barazia është vendimtare për të ardhmen tonë, nuk duhet të reshtim së luftuari, unë nuk do të resht kurrë, nuk dorëzohem”. Burimi: Sportmediaset. Solli në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




