Ngjarje

Hakerat rusë në sulm frontal për të vjedhur të dhënat e vaksinës kundër Covid-19

Hakerat rusë kanë sulmuar sot pothuajse të gjitha kompanitë farmaceutike dhe organizatat e përfshira në prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit. Një zyrtar i sigurisë amerikane tha për CNN sot se sulmet kanë ndodhur në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada nga grup hakerash rusë të quajtur APT29.

Lajmi u konfirmua edhe nga Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e Mbretërisë së Bashkuar (NCSC), e cila kërkoi forcimin e mbrojtjes të të dhënave të kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

"Fushata e veprimtarisë dashakeqe të APT29 është në vazhdim e sipër, kryesisht kundër organizatave qeveritare, diplomatike, ekspertëve, kujdesit shëndetësor dhe energjisë për të vjedhur gjetje të rëndësishme intelektuale që lidhen me vaksinën," tha ajo në një njoftim për shtyp.

Po ashtu, “Cozy Bear”, një nga dy grupet e hakerave të lidhura me inteligjencën ruse që besohet të ketë hyrë në sistemet e brendshme të Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, është akuzuar po ashtu për sulme kibernetike për të vjedhur të dhënat e vaksinës nga kompanitë farmaceutike.

Spitalet, laboratorët, ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe kompanitë farmaceutike janë sulmuar të të gjitha nga hakerat, thanë zyrtarët amerikanë.

Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, i cili mbikëqyr Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjithashtu është goditur nga sulme të përditshme kibernetike, një zyrtar për CNN, duke shtuar se Rusia dhe Kina ishin fajtorët kryesorë .

Në prill, CNN gjithashtu raportoi për një valë në rritje të sulmeve kibernetike në agjencitë qeveritare amerikane dhe institucionet mjekësore që udhëheqin përgjigjen ndaj pandemisë dhe kishin nisur punën për vaksinën.

NCSC, e cila është autoriteti kryesor teknik i Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë në internet dhe pjesë e Shtabit të Komunikimit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (GCHQ), thotë se grupi i hakerave “APT29” pothuajse me siguri funksionon si pjesë e Shërbimeve të Inteligjencës Ruse".

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha të enjten se është "plotësisht e papranueshme" që shërbimet e inteligjencës ruse po sulmojnë kompanitë që po punojnë për të gjetur një vaksinë.

"Ndërsa të tjerët ndjekin interesat e tyre egoiste me sjellje të pamatur, Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj po fillojnë me punën e vështirë për të gjetur një vaksinë dhe për të mbrojtur shëndetin global," tha ai, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar "do të vazhdojë t'i kundërvihet atyre që kryejnë sulme të tilla kibernetike "dhe të punojmë me aleatët për t'i vënë ata para përgjegjësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë