Ngjarje

Hajdutët binjakë nga Shqipëria, bëjnë lëmsh gjykatat italiane

Eduard dhe Edmond Trushi, dy shqiptarët të quajtur “binjakët Lupen”, koleksionojnë në Itali vjedhje, grabitje, por edhe falje. Të dy, banorë në Castiglione delle Stivere (Mantova), kanë pas krahëve histori grabitjesh e plaçiktjesh në të gjithë veriun e Italisë.

Por në çdo proces, lihen të lirë, sepse gjykatësi nuk është në gjendje të përcaktojë se kush nga të dy është përgjegjës. Të dy janë 33 vjeç dhe binjakë identikë, aq sa janë të njëjtë edhe në aspektin gjenetik.

ADN-ja e marrë në vendin e ngjarjeve, nuk ka shërbyer asnjëherë për t’i dënuar, sepse ajo e dy binjakëve homozigotë është identike: ajo ndryshon nga karakteristika shumë të lehta, që duhet të identifikohen me analiza të thella dhe të vështira për t'u arritur.

Javën e kaluar, në fund të gjyqit që i pa ata protagonistë në Verona, historia u përsërit: mohimi për moskryerjen e vjedhjeve. Kush duhet të ketë qenë këtë herë? Eduardi apo Edmondi?

Madje edhe shenjat e gishtave - megjithëse të ndryshme - kanë qenë në gjendje të konstatojnë ngjashmërinë: të dy gjithmonë përdorin doreza.

Vëllezërit akuzohen se janë autorë të vjedhjeve dhe plaçkitjeve në verilindje të Italisë dhe nuk mund të dënohen, sepse nuk ka prova të mjaftueshme se kush prej tyre është autor.

Kjo për shkak të trashëgimisë spektakolare gjenetike. Të mërkurën e kaluar gjykata në Verona vendosi për një tjetër pezullim dosjeje. I pandehuri ishte ende Eduardi, këtë herë në gjyq për një grabitje të dhunshme në shtëpi në Nogarole Rocca, në provincën e Veronas.

Eduardi tenton të bëjë një vjedhje gjatë natës, por kapet në flagrancë nga pronari që përpiqet ta ndalojë.

Çështja mes tyre përfundon në grushte. Banditi humbet kapelën e tij në banesë dhe tek ajo gjenden gjurmë djerse. Bëhen analiza të reja në RIS (reparti i hetimit shkencor) dhe përsëri, baza e të dhënave thekson emrin e Eduard Trushit. Por gjyqtarja Laura Donati është e detyruar ta shfajësojë atë, gjithmonë për faktin se nuk mund ta kuptojë se cili prej tyre veproi.

“Për të zbuluar dallime të vogla në kodin gjenetik mes binjakëve, ne do të na duheshin analiza veçanërisht komplekse me ndërhyrjen dhe bashkëpunimin e laboratorëve shumë të specializuar”, rrëfen një ooficer i Policisë Shkencore. Pra, identike në të gjitha, përveç shenjave të gishtërinjve. Por ata veshin një palë dorashka dhe Eduardi e Edmondi janë i njëjti person.

Historia e dy shqiptarëve të famshëm tashmë, është bërë sa serioze, aq edhe komike, sepse vetë auttoritetet e pranojnë se janë çoroditur nga ky rast i pazakontë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë