Mode

Guess i vodhi dizajnin çantave Telfar? Komentohet edhe si racizëm

Çanta prej lëkure e Telfar, e quajtur "çanta e blerjes", e cila fitoi çmimin për modelin e vitit 2020 të Muzeut të Dizajnit, është vlerësuar për theksimin e rëndësisë së stilit të ngjyrave të zeza si dhe bashkimin e produkteve luksoze me produktet që mun të përballohet nga cdokush. Oprah Winfrey dhe Alexandria Ocasio-Cortez janë dy nga personazhet që e duan, ndërsa revista Dazed and Confused e quajti çantën "aksesori më i rëndësishëm i dekadës".

Çanta e Telfar

Ngjashmëritë vizuale midis dy çantave të dorës janë shumë të dukshme. Çanta e Guess, shitur në të kuqe, gri dhe të zezë, ka një logo rrethore në formë G të ngjashme me logon Telfar TC dhe forma e saj e veçantë drejtkëndëshe është shumë e ngjashme me çantën Telfar.

Komentuesit e kanë sulmuar Guess duke thënë se kanë vjedhur nga Telfar që ndër të tjera njihet për mbështetjen e saj për njerëzit me ngjyrë duke qenë se dhe pronari i markës, Telfar Clemens, është me ngjyrë.

"Ndaloni vjedhjen nga dizajnuesit me ngjyrë", shkroi një nga komentuesit në internet.

"Markat e modës më të njohura kanë filluar të vjedhin nga dizajnerët inovativë”, shkroi një tjetër.

Antoine Gregory, themeluesja e Panairit të Modës nga njerëzit me ngjyrë ka thënë se gjithë kjo është racizëm.

"Unë mendoj se pjesa më e bezdisshme dhe gjithashtu interesante e kësaj është fakti që një kompani si Guess ka kapital dhe burime për të prodhuar këtë çantë në sasi të mëdha kur dizajnuesi i vërtetë nuk mundi", shkroi ajo.

Në një deklaratë për Guardian, Guess tha se do ndalonte shitjet e çantës.

Çanta që Guess akuzohet se e ka vjedhur nga Telfar

"Disa në mediat sociale kanë krahasuar çantat tona me çantat e Telfar. Ne nuk dëshirojmë të krijojnë ndonjë pengesë për suksesin e Telfar dhe për këtë kemi venduar të ndalojmë shitjen e çantave me logo G”, thotë zëdhënësi i Guess.

 Në 2009 Guess u përfshi në probleme të tilla dhe me Gucci-n si dhe kishte pretendime dhe nga markat Rodarte dhe Chrome Hearts.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë