Mode

Gucci prezanton atletet bio

Gucci ka zbuluar inovacionin e saj të fundit të qëndrueshëm, duke prezantuar një material të ri prej lëkure të quajtur Demetra në tre atlete. Materiali i ri është pa përmbajtje lëkure kafshësh dhe përmban më shumë se 77% të lëndëve të para me bazë bimore.

Demetra është krijuar duke përdorur procese efikase me materiale të papërpunuara që janë kryesisht nga burime të qëndrueshme, të rinovueshme dhe të bazuara në bio.

Për më tepër, mbetjet Demetra të prodhuara gjatë procesit të prodhimit do të riciklohen dhe ripërdoren nga Gucci.

Përbërësit e përdorur në Demetra e cila është emëruar për perëndeshën greke të bujqësisë dhe korrjes përfshijnë viskozë dhe përbërës tul druri të marrë nga burime pyjore të menaxhuara në mënyrë të qëndrueshme, si dhe poliuretan me bazë bio. Demetra prodhohet në fabrikën e Gucci në Itali, duke përdorur të njëjtat procese si nxirja e lëkurës për të garantuar vetitë e saj të buta, të qëndrueshme, elastike.

Gucci ka bërë tre palë atlete me materialin inovativ. Atletet Basket, Neë Ace dhe Rhyton janë të gjitha me Demetra së bashku me pambuk organik, çelik të ricikluar dhe poliestër të ricikluar.

Duke njoftuar materialin e ri, presidenti dhe CEO i Gucci Marco Bizzarri i tha se në 100 vjetorin e tyre që është këtë vit, Demetra është një kategori e re e materialit që përmbledh standardet e cilësisë dhe estetike të Gucci për një të ardhme më të zhvilluar dhe më të pastër.

“Demetra i ofron industrisë sonë një zgjedhje lehtësisht të shkallëzueshme, alternative dhe një material më të qëndrueshëm që gjithashtu u përgjigjet nevojave të zgjidhjeve pa përfshirë kafshët", thotë Bizzarri.

Rhyton, New Ace dhe Basket tashmë janë në dispozicion në dyqanet e Gucci. Materiali do të përdoret në atlete të tjera dhe në kategoritë e produkteve në të ardhmen e afërt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë