Mode

Gucci po shet sandale gome me vrima për më shumë se 400 dollarë

Artikulli i fundit i markës Gucci ka marrë vëmendje në mediet sociale. Këtë herë marka ka nxjerrë në treg një palë sandale gome me vrima, të ngjashme me Crocs. Deri këtu është në rregull pasi kemi parë shpesh artikuj jo aq normal. Arsyeja pse njerëzit në rrjetet sociale kanë reaguar të revoltuar është çmimi i tyre. Sandalet për meshkujt kushtojnë 420 dollarë dhe 470 dollarë për femrat.

Sandalet janë të bardha, lejla, të zeza, të kuqe, jeshile ose blu dhe natyrisht ato janë me logon e GG dhe kanë një platformë mjaftueshëm të lartë sa të gjithë “të tallen” me to. Njerëzit në rrjetet sociale kanë reaguar duke thënë se markat e modës kanë filluar ta teprojnë me artikujt që po nxjerrin në treg, pa përmendur çmimin qesharak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë