Mode

Gucci po ringjall klasiken për të rifituar avantazhin

Me pandeminë që është e pranishme kudo, Gucci po mendon për disa mënyra se si mund të jetë në krye të industrisë së modës. Disa nga këto ide tashmë i ka vënë në zbatim si për shembull, ka futur çantat e viteve 1960 dhe klasiket e tjera në koleksionin e tij të fundit, duke i përzier ato me modernen, e gjitha kjo si një mënyrë për të marrë vëmendjen që në fund të fundit, e meriton.

Gjithashtu, me shfaqjet tradicionale të modës të anuluara për shkak të pandemisë, stilisti Alessandro Michele u bashkua me regjisorin amerikan Gus Van Sant për të xhiruar një miniserial me shtatë pjesë për të treguar krijimet e tij kryesisht pa sezon dhe pa gjini.

Gucci e quan këtë një festival i filmit të modës dhe ka një kast aktorësh mjaft të njohur.

Një fragment nga mini seriali

Në film janë një sërë meshkujsh me makina të vjetra që ndjekin një grua, e cila luhet nga aktorja italiane Silvia Calderoni, ndërsa vazhdon rutinën e saj të përditshme në Romë.

Ato kalojnë dhe afër shtëpive të Billie Eilish apo Harry Styles, të dy talente të zbuluara në vitet e fundit por që kanë veshur koleksione të 2015.

Shumë stilistë kanë thënë se ky është një moment i rëndësishëm për Guccin pasi tregon një rikthim të fortë.

Pas një rritje gati katërfish të fitimeve që kur Michele mori drejtimin krijues, të ardhurat e Gucci janë ngadalësuar. Gucci ishte marka e vetme e modës që pësoi një rënie të shitjeve drastike këtë periudhë.

Pjesa më e madhe e suksesit të markës deri kohët e fundit mbështeteshin tek blerësit e rinj kinezë, që udhëtonin në kryeqytetet e modës në Europë.

Por me turizmin ndërkombëtar pothuajse të ngrirë për shkak të pandemisë, Gucci nuk mund të mbështetet më tek vizitorët e huaj që vijnë në rrugët tregtare të Europës për të rritur shitjet.

Konsulenca Bain, e cila bën parashikime për industrinë luksoze, tha të mërkurën se pjesa e blerjeve të produkteve nga klientët lokalë pritet të rritet në 80-85% të totalit këtë vit nga 60% në 2019.

Gucci po e rimendon mënyrën e marketingut dhe linjën e saj të produkteve për të ri fokusuar markën dhe për të rritur shitjet kudo nëpër botë.

Shtëpia e modës, për shembull, siç e përmendëm në fillim, ka prodhuar versione të reja të çantave të saj klasike siç është Jackie 1961 me 1800 euro.

Njerëzit e lindur nga 1981 e tutje, të pasurit, tani përbëjnë pothuajse 60% të blerjeve luksoze, tha Bain, por markat nuk kanë mundësi të lënë pas dore 40% e mbetur.

Kjo është arsyeja pse në krye të rregullimeve të tyre për të përfshirë artikuj më pak të drejtuar nga trendi, shumica e markave luksoze po drejtojnë shërbimin e tyre ndaj klientëve për të vendosur kontakte të ngushta me klientët të cilët nuk janë në gjendje të shkojnë vetë në dyqane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë