Mode

Gucci nxjerr në shitje syzet më të çuditshme që kemi parë ndonjëherë, por tallet nga ndjekësit

Duket sikur industria e modës nuk njeh limite dhe është e vështirë për to të dihet se deri në çfarë pike janë dakort blerësit me trendet jo aq normale. Këtë rradhë është Gucci që ka guxuar duke nxjerrë në treg syze “me kokë poshtë” që i kanë quajtur syzet “cat eye” për 470 paund.

Gucci i ka postuar syzet në rrjetet sociale  me përshkrimin “Cat eye, syzet e frymëzuara nga vitet ’50-60.”

Janë të thejshta në shikim të parë. Syze normale por që janë të përmbysura. Kjo, si duket, nuk ju ka pëlqyer fare njerëzve dhe kanë filluar të komentojnë Gucci-n deri në tallje përmodelin e ri.

“Karantina duket sikur po i dëmton dizejnuesit.” Ka thënë një ndjekëse në Twitter.

Duke shpërndarë një foto të syzeve në Twitter, dikush pyeti: "Gucci, pse po e bëni këtë?"

Një person tjetër shtoi: "Pyes veten nëse Gucci ndalon ndonjëherë të mendojë se vetëm sepse ata munden,nuk do të thotë se duhet."


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë