Mode

Gucci dhe Balenciaga janë dy markat më “hot” për vitin 2021

Ndërsa përfundojmë muajin Prill, Indeksi Lyst, makina e kërkimit global për modën ka publikuar raportin e parë tremujor të trendit të modës për 2021 ku është zbuluar se Gucci dhe Balenciaga janë dy nga makat më “hot” deri tani.

Bazuar në sjelljet e blerësve, mediat sociale dhe të dhënat e kërkimit Google, në raport janë zbuluar dhe disa nga produktet më të kërkuara.

Në krye të listës është Gucci, që gjatë muajve të fundit ka shfaqur dhe projekte, duke përfshirë dhe një bashkëpunim me “The North Face”. Në vend të dytë është Nike me risinë e atleteve “Hands free”, atlete që mund të vishen pa qenë nevoja të përdoren duart.

Për herë të parë Dior është përfshirë në Indeksin Lyst dhe vjen në vend të tretë pasi më parë ishte përjashtuar për shkak të modelit të shpërndarjes por për shkak të politikave të reja të ndjekura nga marka, tani është pjesë e Indeksit.

Vendi i katër shkon për Balenciaga-n pas partneritetit me Gucci-n dhe një viti në luftën kundër përdorimit të leshit. Vendi i pestë i shkon Moncler, ndjekur nga Prada, Louis Vuitton, Bottega Veneta, Saint Laurent dhe për herë të parë pas një kohe të gjatë, Off-Ëhite zbret gjashtë vende, në të dhjetin, pavarësisht se nxori në shitje shtatë palë atlete të reja në bashkëpunim me Nike dhe filloi fushatën “Unë mbështes gratë me ngjyrë”.

Nga vendi i 11-të deri në të 20-të vijon: Versace, Burberry, Fendi, Valentino, Alexander McQueen, LOEWE, Givenchy (duke mbetur në të njëjtin vend përkundër debutimit të koleksionit Mattheë M Ëilliams) Jacquemus, Balmain dhe Stone Island.

Nuk është për t'u habitur që Gucci ende vazhdon të jetë në krye, pas partneritetit me Balenciaga, bashkëpunimi i saj North Face që vazhdon të jenë produktet më të kërkuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë