Të martën është luajtur derbi universitar i NCAA, mes Kansas Jayhawks -Kansas State. Por, në momentin që rezultati ishte 59-81, situata ka agravuar. Silvio De Sousa ka bllokuar DaJuan Gordon në mënyrë të egër por të rregullt, i dyti është rrëzuar përtokë, ndërsa De Sousa e ka provokuar.
Nga ai moment ka shpërthyer një sherr masiv, që u shtri edhe në shkallët e tribunave, ku kanë fluturuar grushte, shkelma e deri goditje me karrige. Tani priten sanksione të ashpra për protagonistët e ngjarjes.
Ndeshja në fund u mbyll në favor të Kansas State me rezultatin 81-60, por rezultati u bë i pa vlerë përballë këtij skandali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.