Gazeta Si - Një burrë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar disa medikamente.
Policia thotë se gruaja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, 39-vjeçari Xh.Sh.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në Elbasan dhe 39-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.