Ana e errët

Gruaja s’toleron as ngritjen e zërit. Burri: Më dhunoi psikologjikisht, më tha nuk është më ministër Tahiri

foto per dhunen ne familje

Nga Gazeta Si - Dhuna në familje sipas prokurorisë është rritur në 30 për qind gjatë dhe sidomos pas pandemisë së shkaktuar nga Covidi. Dhe pjesën dërrmuese e zënë gratë e keqtrajtuara nga bashkëshortët.

Por ka nga ato gra që nuk tolerojnë më as ngritjen e zërit në shtëpi duke këmbëngulur se janë dhunuar psikologjikisht dhe në një situatë të tillë të vështirë gjendet një burrë nga Tirana që është shoqëruar në komisariat.

Madje B.K kur mori telefonin për të njoftuar sallën operative i tha bashkëshortit: "Nuk është më ministër Saimir Tahiri që të të nxjerrë nga burgu". Kjo deklaratë e gruas iu tha në formën e paralajmërimit burrit të dhunshëm, i cili e përsëriti fjalë për fjalë duke akuzuar se nuk kishte ngritur dorë ndaj të shoqes, madje ajo ishte bërë e dhunshme psikologjikisht mbasi i la të nënkuptonte se policia me ministrin e ri të arreston.

Ngjarja e regjistruar në komisariatin e Kombinatit thanë burimet e gazetës Si që ju referuan dinamikës se çfarë kishte ndodhur në familjen e gruas B.K me të akuzuar bashkëshortin e saj shtetasin F.K. policia i shpjegoi gazetës Si se gruaja ishte në gjumë së bashku me fëmijët, kur në mesnatë trokiti dera. “Im shoq, shtetasi F.K nuk kishte çelës me vete. U ngrita i hapa derën.

Ai ishte në gjendje të alkoolizuar dhe nuk kuptonte fare se ku ishte. Filloi të bëjë sherr duke shkaktuar zhurma, duke thyer orenditë shtëpiake, madje edhe duke përdorur dhunë psikologjike. Zhurmën e dëgjuan fëmijët, pastaj vëllezërit e tij që e morën e futën në shtëpi, kurse unë mora fëmijët dola jashtë dhe telefonova policinë”, bën me dije policia të ketë dëshmuar e reja. Ajo ka shtuar se mbas një martese 7-vjeçare, ishte ndeshur shpesh me varësinë e bashkëshortit nga alkooli dhe droga.

“Nuk punon. Nuk sjell të ardhura në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ushtron dhunë psikologjike. Unë punoj dhe nga të ardhurat që fitoj jetojmë si familje. Kohët e fundit po paguaj edhe borxhet që më ka futur im shoq dhe që i paguaj unë”, akuzon e reja. Por të kundërtën pretendon kryefamiljari, i cili ia vë fajin orës së vonë që u kthye në shtëpi.

“Kam shkruar nga ora 23.30 dhe ajo filloi të bërtiste, ku ke qenë pse erdhe kaq vonë. Unë ia ktheve po ti ku ishe mbrëmë që u ktheve në orën 11 të natës dhe plasi sherri”. Burri tregon sipas burimeve policore se pas këtij debati në shtëpinë e çiftit kanë ndërhyrë anëtarët e tjerë të familjes që i kanë ndarë nga agravimi i situatës.

“Na thanë qetësohuni se po trembni fëmijët. Por gruaja nuk u qetësua dhe thirri policinë. Ajo më kërcënoi se nuk është më ministër Saimir Tahiri të të nxjerrë nga burgu. Edhe kur erdhi policia ajo më akuzoi se pija drogë me ta dhe pastaj policia na shoqëroi të dyve në komisariat”. Policia shton për Gazetën Si se mbasi u mori deklaratat të dyve dhe mbasi kreu ekspertizë në trupin e kryefamiljares, thotë se mbajti shënim çështjen për dhunë psikologjike ndaj saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë