Shendet

Gruaja që mësoi si të lehtësonte dhimbjet e migrenës

Një e sëmurë nga migrena filloi të bënte not rregullisht në det gjatë ditëve të ftohta të dimrit, për të parë nëse kjo gjë do ta ndihmonte në lehtësimin e dhimbjeve.
Pas 100 ditëve që kryente not rregullisht, Beth Francis shprehet se, ka parë që dhimbjet e kokës janë bërë më të rralla. Ajo nuk është e sigurtë se këtë gjë i’a ofroi noti, por është shumë e gatshme të hulumtojë për atë ç’ka përjetoi. Dhjetëra njerëz u bashkuan me të duke notuar ditën e djeshme në plazhin e Llanddon-as në lindje të Britanisë së Madhe.
Beth e përshkruan këtë gjë si të pabesueshme.

“Në fillim noti në ujë të ftohtë ishte thjesht një sfidë që e ndanim nëpër rrjete sociale. Ditën e parë që do të notoja, mendoja se do të ishte diçka që do mbaronte shpejt, por më vonë kuptova se gjendja ime shëndetësore u përmirësua” shtoi ajo.
27 vjeçarja e cila me profesion është biologe, beson se noti në det të ftohë e ka ndihmuar për të zvogëluar episodet e dhimbjes së kokës, megjithatë vazhdon të me medikamentet. Ajo tregon se ka përjetuar dhimbjet e kokës që në moshën 9 vjeç, ndërsa në vitin 2017 gjendja e saj u rëndua dhe më shumë. Beth vuante nga dhimbjet e kokës një herë në katër ditë, ndërsa mbas 100 ditëve ka përjetuar dhimbjet një herë në javë.

Migrena është e zakonshme tek një pjesë e madhe popullsisë në botë dhe është shumë e vështirë për t’u kontrolluar. Kështu që sfida në rrjetet sociale e ndihmoi Beth të kuptonte se noti mund ta ndihmonte për të mos përjetuar dhimbjet e tmerrshme aq shpesh.
Bashkë me bashkëshortin e saj Andrew, i cili vazhdimisht e inkurajonte duke notuar me të, shkruan përvojat e tyre në rrjetet sociale duke i titulluar “100 ditët e vitaminave të Detit”.

Ngjarja që fillimisht nisi si një lojë, por ka tërhequr vëmendjen e mijëra njerëzve të tjerë dhe shumë prej tyre vizituan plazhin e Llondola-as për t’ju bashkuar Bethit.
Gjithashtu, Beth u shpreh se po merrej me një projekt hulumtues, për të parë nëse uji i ftohtë mund t’i ndihmojë shumë njerëzit që vuajnë nga migrena.
Një zëdhënëse e organizatës jo fitimprurëse në Londër “The Migraine Trust” tha se ishte e kënaqur që Beth kishte gjetur mënyra për të lehtësuar dhimbjen e saj.
“Jam shumë e lumtur për të, pasi e di që migrena është një gjendje krejtësisht e mjerueshme,” u shpreh ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë