Ka ndodhur

Gruaja i jep fund jetës në Elbasan, kishte urdhër-mbrojtje për dhunë nga i shoqi

Gazeta Si - Një grua, nënë e 3 fëmijëve, humbi jetën, pasi dyshohet se u hodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte, pasi kishte marrë një urdhër-mbrojtjeje për dhunë nga bashkëshorti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e të mërkurën në lagjen “Vullnetari” të qytetit të Elbasanit dhe policia thotë se fatbardha Likrama vuante nga depresioni.

Më 2 maj, 52-vjeçarja kishte denoncuar në polici bashkëshortin, Pëllumb Likramën, për dhunë dhe ka kërkuar urdhër-mbrojtje, i cili sipas burimeve nga është lëshuar po atë ditë.

"Më datë 02.05.2022, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen Bardha Telha Likrama, e vitlindjes 1970, e papunë, sepse bashkëshorti i saj, shtetasi Pellumb Likrama, i datëlindjes 1967, se bashkeshorti ka ushtruar dhunë Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan", - thuhet në dokumentn

Gruaja ndërkohë ka vijuar të qëndrojë në banesën e familjes, ndërsa bashkëshorti i pyetur në polici ka mohuar dhunën dhe e ka përshkruar 52-vjeçaren me probleme depresioni.

Mbrëmjen e së martës ajo ka kërkuar strehim tek e motra, nga ku është marrë nga i biri, por duket se konfiktet kanë vijuar dhe pranë shtëpisë shkuan edhe forcat e policisë, por pa marrë asnjë masë,

Familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë dhe kërcënojnë vjehrrën e të ndjerës si përgjegjëse për tragjedinë.

Fqinjët e përcaktuan si viktimë të dhunës në familje nga burri dhe vjehrra, por akuzojnë dhe mosreagimin në kohë të strukturave të shtetit që u thirrën në ndihmë.

Fatbardha Likrama bëhet kështu viktima e 7 e dhunës në familje përgjatë 4 muajve të parë të këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë