Ka ndodhur

Gruaja humb jetën pas lindjes në Fier, familjarët akuzojnë mjekët

Një 31-vjeçare, Elisabeta Lamaj, ka humbur jetën në maternitetin e Fierit, pak pasi ka lindur foshnjën e saj, ndërsa kjo e fundit për fat të mirë ka shpëtuar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në 10 prill, ndërkohë që familjarët akuzojnë spitalin për mjekim të pakujdesshëm.

Për këtë rast, ata kanë bërë një kallëzim në prokurori dhe mësohet se ka nisur një hetim.

Deri tani, nuk ka asnjë ekspertizë të përcaktuar për vdekjen e gruas nga Fieri.

Sipas burimeve, mjekët i kanë komunikuar familjarëve, se e reja mund të ketë pësuar trombozë ose sulm në zemër.

E ndjera kishte dhe një fëmijë të vogël dhe ishte në pritje për t’u bërë sërish nënë.

Policia e Fierit nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi rastin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë