Ka ndodhur

Gruaja godet me thikë bashkëshortin në Durrës pas një konflikti

Gazeta Si - Një grua ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj në qytetin e Durrësit mëngjesin e kësaj të hëne.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 11 pas një konflikti të çastit në rrethana ende të paqarta. Paraprakisht thuhet se ka nisur një sherr mes çiftit që ka precipituar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

I plagosuri, me iniciale A.S., është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, pa rrezik për jetën.

Për ndihmë mjekësore në spital është dërguar edhe gruaja, pasi ka marrë lëndime të lehta gjatë përleshjes. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe zbulimin e motivit.

Një fqinje e tyre ka treguar se gruaja dhe 78-vjeçari kishin konfklikte për shkak të një prone të përbashkët. Ajo tregoi se ata nuk ishin në gjendje të mirë shëndetësore, madje mezi lëviznin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë