Filma

‘Growing Belushi’ po korr kudo sukses, Jim Belushi rrëfen aventurat e xhirimeve dhe … një vizitë në Lazarat

Nga Gazeta Si - Jim Belushi mezi po e pret premierën e sezonit të tretë të 5 prillit të “Growing Belushi” (një serial televiziv amerikan që paraqet Jim Belushin dhe fermën e tij të kanabisit në Oregonin jugor), në Discovery+. Rrjeti planifikoi një shpërndarje më të hershme në shkurt, por më pas vendosi të priste deri në prill. Sezoni 2 përfundoi me një zjarr në fermën e Belushit në Medford.

“Këtë herë ne bëmë gjashtë episode (në vend të katër). Ishte një rritje prej 30% nga Sezoni 2. Discovery ka pasur vetëm katër shfaqje në historinë e tij që e kanë bërë këtë. Episodi i parë zbulon se çfarë ka ndodhur me zjarrin. Pastaj shkojmë në një udhëtim. Po kërkojmë shtëpi. Është një lloj foleje boshe. Sapo jam divorcuar dhe ndihem i pastrehë. Tema kryesore është ‘Çfarë është shtëpia? Çfarë është familja?’ Kushëriri im Chris (Karacosta) është pjesë e saj", ka rrëfyer Belushi për "CelebStoner".

"Udhëtimi na çon nga Oregoni në Çikago, në Michigan, në Nju Jork, në Shqipëri. Shkojmë në Illinois, luajmë koncertin e “Infused & Blues” në burgun Joliet me Blues Brothers, hapim një ambulancë në Mohawk Nation dhe shkojmë në Shqipëri për nëntë ditë”, ka vijuar më tej ai.

Historia e familjes së Belushit është shqiptare:

“Asokohe shkova në Lazarat. Ka pasur kushte perfekte rritjeje të kanabisit atje. Ka pasur rreth 700 njerëz në atë fshat që e rritnin dhe kujdeseshin për kanabisin. Me atë e siguronin jetesën. Dhe ata u mbyllën. Qeveria do që ta kthejë të ligjshëm kanabisin që të paguajnë taksa. Ata duan që unë ta kryesoj atë në Shqipëri. Mendoj se mund ta ndihmojmë vërtet Shqipërinë të ofrojë kanabis dhe vaj cilësor. Është serial i shkëlqyer. E xhiruam me qejf të madh".

“Growing Belushi”

“Po njihem për këtë serial në të gjithë botën. Më para njihesha për “According to Jim” ose K-9, po tani njerëzit vërtet po e pëlqejnë serialin. Është gjithë realizimi shumë i bukur dhe kreativ, jo vetëm skripti”.

Sidoqoftë, gjërat nuk po shkojnë aq mirë në Oregon. Biznesi i Belushit atje ka vuajtur për shkak të një sërë çështjesh: klima, rënia e turizmit, taksat e larta dhe një tepricë e produkteve të kanabisit.

Në një intervistë për “Oregon Live”, Belushi komenton:

“Ka shumë njerëz të licensuar për ta rritur kanabisin dhe po prodhohet më shumë seç mund të shitet. Kjo i dëmton të gjithë”, duke shtuar:

“Nuk është se po fitohet shumë. Kjo ka të bëjë me faktin se ka shumë konkurrentë në treg dhe çmimi ulet”.

Oregon Live gjithashtu raporton se Bill Maher dhe Arnold Schwarzenegger shfaqen në sezonin 3. Maher më parë e krahasoi serialin me Green Acres.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë