Politike

Greva në Rinas, Basha: I vetmi përgjegjës, Rama

Për situatën e bllokuar të trafikut ajror, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, gjen vetëm një fajtor.  

“Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë.

I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij”, shkruan Basha në Twitter.

Më herët, Ministrja e Infrastrukturës dhe Transporti, Belinda Balluku e cilësoi grevën e kontrollorëve të trafikut ajror në aeroportin e Rinasit si grusht shteti pas të cilit qëndrojnë motive politike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë