Analize

Greqia po përgatitet për një fluks turistësh, por a është gati?

Kapetanos Giorgos kaloi pjesën më të madhe të dimrit duke peshkuar kallamarë në ishullin e vogël grek Gavdos, jo shumë larg ishullit të Kretës. Tani që Greqia ka hapur dyert për turistët në 14 maj, Giorgos dhe familja e tij po përgatiten të mirëpresin sërish turistësh në restorantit të tij. Greqia do të lejojë vizitorët nga Evropa dhe disa vende të tjera të udhëtojnë pa nevojën e karantinës pas mbërritjes, Gjithashtu më 14 maj, Greqia hoqi pjesën më të madhe të kufizimeve.

Turizmi gjeneron mbi një të katërtën e PBB-së së Greqisë dhe punëson 16% të popullsisë së saj. Që nga fillimi i pandemisë, 65,000 vende pune në turizëm janë humbur.

Gavdos ka një popullsi prej 100 personash dhe, Giorgos thotë se banorët mezi vunë re pandeminë globale gjatë dimrit.

"Jeta vazhdoi si zakonisht," tha ai, "por kur mbërrin vera, gjithçka ndryshon".

E gjithë popullsia e ishullit tani është vaksinuar kundër përputhje me politikën e qeverisë greke për vaksinimin e banorëve të ishujve të vegjël dhe të largët.

Deri më tani, popullsia e 32 ishujve është vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa 36 ishuj të tjerë, me një popullsi më pak se 10,000 banorë, do të vaksinohen plotësisht deri në qershor.

Ministri grek i shëndetësisë Vasilis Kikilias tha në 12 maj se komunitetet e të gjithë ishujve grekë ,përveç ishujve të mëdhenj si Kreta, do të vaksinohen deri në verë,

Greqia fillon zyrtarisht sezonin e saj turistik pasi pandemia shkatërroi sezonin turistik vitin e kaluar. “Nuk ka qenë e lehtë të shpërndanim mijëra vaksina në ishuj të largët të shpërndarë përreth Detit Egje”, thonë zyrtarët grekë.

"A mund ta imagjinoni transportortin e qindra shishka, të depozituara në akull, me aeroplan ose anije? Kishte nevojë për një përpjekje të madhe", tha Nikolaos Komineas, kryetari i Bashkisë së Astypalea.

Komineas thotë se banorët janë aktualisht duke pikturuar dyert dhe dritaret, një traditë e vjetër para fluksit të verës të vizitorëve. "50% e ekonomisë sonë varet nga turizmi," tha ai, "Dhe ata që punojnë në sektorë të tjerë, siç janë prodhuesit tanë të mjaltit, po ashtu përfitojnë nga ardhja e udhëtarëve" shpjegoi Komineas.

Në Patmos, i njohur për manastirin e tij mahnitës, banorët janë midis atyre që ende presin turistët. Por Iacobos Koutlakis, presidenti i sindikatës së hotelierëve tha se ka sinjale se këtë vit pandemia nuk do të jetë aq mbytësëse për sezonin turistik.

Ai tha se prenotimet e hoteleve për këtë sezon janë aktualisht në 50%, që është një shenjë pozitive.

Por COVID-19 nuk është zhdukur. Më 12 maj, numri i infeksioneve të reja të njoftuara nga autoritetet shëndetësore greke ishte 2,489, me 707 pacientë të rinj të intubuar.

Deri më tani, vetëm 13% e popullsisë, më shumë se një milion njerëz, kanë marrë të dyja dozat e vaksinës, ndërsa Greqia renditet e 8-ta nga 27 vendet e Bashkimit Europian për sa i përket përqindjes së popullsisë plotësisht të vaksinuar.

Vetëm 63% e njerëzve mbi 80 vjeç janë vaksinuar, ndërsa vendet e tjera si Spanja, tashmë kanë vaksinuar 100% të së njëjtës grup moshë.

Problemi, thonë zyrtarët, është skepticizmi në lidhje me vaksinat. Marios Themistocleous, sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, tha se disa grekë ishin më ngurrues se qytetarët e vendeve të tjera për të bërë vaksinën e AstraZeneca për shkak të raporteve në lidhje me mpiksjen e gjakut. Ndërsa dezinformimi i vaksinave ishte një tjetër problem kryesor.

"Dezinformimi në lidhje me vaksinat u përhap në mediat sociale dhe shumë të moshuar në Greqi vendosën të mos vaksinohen", tha Giannis Galanopoulos, anëtar ekzekutiv i OENGE, Federata e mjekëve në Greqi.

"Ne duhet të shqetësohemi për shpejtësinë e përhapjes së vaksinave, nga e cila varen pandemia në muajt e ardhshëm, por grekët janë të rraskapitur" shpjegoi mjeku.

"Shumë nuk e kuptojnë se cila ishte logjika e karantinës, pasi zgjati gjashtë muaj dhe sot, ne ende kemi shumë raste të infeksioneve. Sidoqoftë, një bllokim i ri në muajt e ardhshëm nuk ka gjasa të ndërmerret, sepse do të dëmtonin ndjeshëm ekonominë", tha Galanopulos.

Qeveria e Greqisë, megjithatë, beson se është gati.

“Shpesh dëgjoj pyetjen: vitin e kaluar kemi shkuar në bllokim me pothuajse zero infeksione, pse sot po hapemi me kaq shumë raste me koronavirus? Sepse 2021 nuk është viti 2020 ”, tha Akis Skertsos, Zëvendës Ministër përgjegjës për koordinimin e punës së Qeverisë, në një konferencë për shtyp.

"Vitin e kaluar imuniteti i popullsisë ishte pothuajse zero, ndërsa tani për tani ai po rritet në mënyrë eksponenciale" shtoi ai.

Greqia ishte vendi i parë mesdhetar që u rihap për turistët, por vendet e tjera si Spanja dhe Italia, të cilat kanë një shpejtësi më të mirë të përhapjes së vaksinave, duket se janë të gatshme të ndjekin hapat e saj.

"Më parë, duhej të zgjidhnit midis vdekjes nga Covid-19 ose urisë. Tani ne kemi përsëri shpresë, falë vaksinës" i tha Manolis Perakis, para plazhit me rërë që ai administron në Selanik. "Pas gjashtë muaj bllokim, vetë Grekët ndihen si turistë në vendin e tyre. Më në fund, ne mund të shijojmë një suvlaki me një birrë sikur të ishte hera e parë" tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë