Ngjarje

Greqia ndryshon mendje, kërkon zjarrfikës nga Shqipëria për shuarjen e zjarreve

Më shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’i shkojnë në ndihmë Greqisë.

Shteti grek po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të ditëve të fundit.

Të gjitha këto forca kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë ditës së sotme, për të kaluar në anën tjetër të kufirit.

Por në një përgjigje drejtuar Shqipërisë, Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile u shpreh më parë gjatë ditës se vendet e BE kishin plotësuar nevojën për trupat tokësorë, ndaj pati tërheqje të shërbimit zjarrfikës të vendit tonë.

Por nga i njëjti sistem disa orë më vonë ka ardhur një tjetër përgjigje, ku bëhet me dije se forcat shqiptare do të kalojnë drejt Greqisë për t’iu bashkuar mjeteve zjarrfikëse dhe trupave këmbësorë që janë duke marrë pjesë në shuarjen e zjarreve në Greqi.

Nga AKMC konfirmojnë se Greqia ka risjellë kërkesën për mbështetje me trupa dhe mjete nga Shqipëria. Mësohet se trupat zjarrfikëse do të nisen drejt vendit fqinj brenda ditës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë