Ngjarje

Greqia hap plazhet, si do të ruhet siguria e distanca mes pushuesve

Më pak se 50 persona në 1000 mijë metër 2 bregdet dhe marrja nën kontrollin e shtetit e të gjitha bareve dhe restoranteve. Ky është plani i qeverisë greke për hapjen e plazheve dhe nisjen e sezonit turistik.

Greqia do të hapë 515 plazhe të organizuara për publikun këtë fundjavë, një vendim që po shihet si prova thelbësore në betejën për të hapur sezonin turistik. Por në epokën e Covid-19 pushimet nuk do të jenë ato që dikur ishin: alkooli dhe muzika janë të ndaluara, madje edhe sportit

Komiteti i shkencëtarëve që këshillojnë qeverinë greke për koronavirusin insiston gjithashtu se duke pasur parasysh masat e distancimit shoqëror në plazhe do të lejon vetëm 40 persona për 1000 metra katrorë.

Çadrat gjithashtu do të duhet të jenë të paktën katër metra larg me vetëm dy shezllonë së bashku në çdo kohë. Shërbim për të marrë më vete do të jetë në dispozicion në restorante dhe bare në plazhe, shumica e të cilave do drejtohen nga bashkitë lokale. Stafi është rekomanduar të vendosë maska.

“Pushuesit do të monitorohen rreptësisht. Ata që shihen duke shkelur rregullat do të përballen me gjoba ndëshkuese”, njoftoi këtë mbrëmje zv / ministri i mbrojtjes së qytetarëve, Nikos Hardalias.

"Ne po vazhdojmë heqjen graduale të kufizimeve sepse virusi është këtu dhe ende qarkullon në mesin tonë," paralajmëroi ai duke thënë se dënimet fillonin nga 5 deri në 20,000 euro.

Në një hap të mëtejshëm drakonian, që synon të frenojë shkelësit e ligjit, ai tha që bizneset e kapura duke shkelur masat do të mbyllen fillimisht për 30 ditë dhe pas kësaj 90 ditë.

"Nëse disa biznese nuk janë gati, atëherë ata nuk duhet të nxitojnë dhe rrezikojnë," u tha ai gazetarëve që morën pjesë në një konferencë të ministrisë së shëndetësisë duke thënë se gjobat do të ishin të rënda dhe mbikëqyrja shumë e rreptë.

Temperaturat pritet të arrijnë në 42 gradë celsius në Athinë të dielën, duke shënuar një rekord të lartë për këtë kohë të vitit.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, e përshkroi hapjen e plazheve si "një provë domethënëse që duhet ta kalojmë me sukses."

"Të gjithë po e shohin Greqinë," shtoi ai, duke përmendur mënyrën "ekzemplare" sesi vendi fqinj e përballoi pandeminë, e cila sipas tij tregohet nga shkalla e ulët e rasteve dhe numrin e vdekjeve.

“Nëse qytetarët do të respektojnë deri në fund rregullat, do të kemi një "pasaportë" për të rihapur turizmin dhe për të hapur vendin për vizitorët e huaj”, tha ai. Rreth 25 përqind e PBB-së së Greqisë rrjedh nga turizmi.

Autoritetet shëndetësore greke kanë regjistruar 156 viktia dhe 2,770 raste të konfirmuara nga koronavirusi deri më tani. Gazeta si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë