Ka ndodhur

Greqia dhe Zvicra forcojnë masat anti Covid, rregullat e reja për të hyrë prekin edhe shqiptarët

Greqia ka ndaluar përkohësisht hyrjen e të gjithë shtetasve të vendeve të treta, nga çdo pikë hyrjeje në vend dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, por ky ndalim nuk vlen për banorët e Shqipërisë.

Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në territorin grek, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF, të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi për COVID-19 dhe të paraqesin një certifikatë vaksinimi, të jenë diagnostikuar negativë ose në një test laboratorik PCR për COVID-19, me certifikatat përkatëse dhe nëse rezultojnë negativë në rapid test në pikat doganore.

Ministria thotë ndër të tjera se të gjithë udhëtarët drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë dhe mënyrës së hyrjes në Greqi, do t’ju lejohet hyrja në Greqi, në qoftë se diagnostifikohen negativë në një test të detyrueshëm laboratorik PCR ose rapid test, në pikat e hyrjes së Greqisë.

Pikat kufitare:
Pikat kufitare të Kakavijës Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë 24 orë.

Pika Kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Po ashtu edhe Zvicra ka vendosur masa të reja, sa i përket hyrjes në vend.
Nga data 4 dhjetor, të gjithë personat që hyjnë në Zvicër, duke përfshirë edhe ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19, duhet të testohen paraprakisht.

Përveç testimit para mbërritjes, një test i dytë, ose PCR ose antigjenik, duhet të kryhet në hapësirën kohore mes ditës së katërt dhe të shtatë, pas mbërritjes në Zvicër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë