Ka ndodhur

Greqi, shqiptari mbyt me duar gruan dhe më pas telefonon policinë

Një 40-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij në Laconia të Greqisë të dielën. Sipas asaj që raportojnë mediat helene, viktima është një grua 36-vjeçare, ndërsa identitetet e çiftit nuk janë bërë publike.

Raportohet se shqiptari e ka mbytur me duar gruan. Më pas, ai ka lajmëruar policinë se ka mbytur bashkëshorten pas një debati. Kur policia shkoi në banesën e çiftit, gjetën gruan pa ndjenja.

Ajo u transportua për në spital, ku më vonë u deklarua e vdekur. Sipas asaj që transmetojnë mediat, çifti kishte dy fëmijë të vegjël dhe punonin në bujqësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë