Nga Gazeta ‘Si’- Richard Grenell, i Dërguari i Posaçëm i Presidentit Trump për misione speciale nuk i ndahet sulmeve ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndonëse vetëm 48 orë më pas në Kosovë do të votohet për Kuvendin e ri dhe këto reagime të tij mund të konsiderohen fare mirë si ndërhyrje në zgjedhje.
Në një reagim të ri në rrjetet sociale, Grenell i përgjigjet një deklarate të Kurtit gjatë një emisioni televiziv një ditë më parë, ku shprehet se Kurti është deluziv.
Sipas Grenell, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA nuk kanë qenë kurrë në nivelin më të ulët.
“Albin Kurti është dënuar nga administrate e parë Trump, ajo Biden, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Antony Blinken”, shkruan Grenell.
Delusional.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 7, 2025
Relations have never been lower. Albin Kurti has been condemned by the first Trump Administration, the Biden Administration, NATO, the EU, the U.S. Embassy, Anthony Blinken, etc. https://t.co/jiqMrrk18d
Një ditë më parë, lideri i Kosovës, këmbënguli se bashkëpunimi është i shkëlqyer me Shtetet e Bashkuara, duke përmendur këtu punën për forcimin e FSK-së përmes blerjes së armatimeve amerikane.
“Kurrë ma mirë nuk i kemi pasur punët, po blejmë edhe helikopterë ‘Black Hawk’, pas sistemit anti-tank Javelin. Grantin më të madh Kosova ndonjëherë prej Amerikës e ka marr në mandatin tonë kjo e korporatës së sfidave të mijëvjeçarit për bateritë. Kemi bashkëpunim jo vetëm politik, por edhe në mbrojtje e zhvillim. A ka ndonjëherë kritika e vërejtje, por ne duhet të ecim përpara”, deklaroi kryeministri për një televizion lokal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.