Kosova

Grenell, kosovarëve: Përgatituni për pasoja të rënda nëse Kurti nuk heq dorë

Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë administratës së Donald Trump, Richard Grenell deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e kupton se çfarë po ndodh me Kosovën.

“Komuniteti ndërkombëtar i dha atij afat deri të premten për të përmbushur detyrimet që vendi i tij kishte marrë më parë”, tha Grenell.

Nga ana tjetër, ai paralajmëron pasoja të rënda nëse Kurti nuk e bën këtë.

“Miqtë e mi në Kosovë duhet të përgatiten për pasoja të rënda”, theksoi Grenell.

LEXO EDHE:
Shpallje non-grata, ngrirje e liberalizimit të vizave për Kosovën… Sanksione të rënda nëse Kurti s’pranon tri kushtet

Ish-i dërguari i presidentit amerikan thotë gjithashtu se “i pa pasojat” dhe se ato “nuk janë të bukura”.

Në reagimin e tij, Grenell në fakt ka komentuar pretendimet e Kurtit lidhur me kërkesat e përfaqësuesve ndërkombëtarë për zgjidhjen e krizës në veri të Kosovës.

“Nuk do të zgjidhim asgjë me presion apo sanksione. Ne jemi vendi më demokratik dhe më i avancuar në Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona me SHBA-në dhe BE-në janë të shkëlqyera. Të dërguarit janë këtu për shkak të marrëdhënieve tona me Serbinë”, tha Kurti.

Njoftimi i Grenellit pasoi edhe vizitën e të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së në Beograd dhe Prishtinë, të cilët me qëllim të zgjidhjes së krizës në veri të Kosovës, i kërkuan Kurtit që urgjentisht të deeskalojë krizën në veri dhe të vazhdojë më pas me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë