Mjekët ortopedë gjithmonë e kanë ditur se problemet me ligamentin e kryqëzuar të përparmë kanë qenë të shpeshta tek njerëzit, por nuk e kishin menduar se sëmundja mund të përsëritej edhe pas gjashtë muajsh kur ke kryer një operacion. Ky është rasti i Elizabeth Gardner, kirurgu ortopedik në Universitetin Yale, i cili mendonte se efikasiteti i operacionit të ligamentit do të zgjaste më shumë se 9 muaj.
“Ka 20% mundësi që ligamenti i kryqëzuar i përparmë të rikthehet në gjendjen e mëparshme pas një operacioni,” thotë Gardner.
Për më tepër, studimet e fundit tregojnë që deri në tre të katërtat e atyre që vuajnë nga ligamenti zhvillojnë artritin e gjurit 15-20 vjet më vonë.
Lëndimet e ligamentit të kryqëzuar të përparmë janë gjithnjë e më të shpeshtë. Në vitin 2018 studiuesit në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit zbuluan se, gjatë një dekade, numri i tyre në krahasim me problemet e tjera ortopedike ishte trefishuar në mesin e grup moshës 18-30 vjeç. Ndërsa studime të tjera nga vende të ndryshme përfshirë Australinë, Finlandën dhe Norvegjinë, mbështesin idenë se të rinjtë janë më të prekur nga lëndimet e ligamentit.
Por diçka kryesore e identifikuar nga një studim i fundit me 113 futbolliste femra në Angli, botuar në Mars të këtij viti. Studimi tregoi se gratë janë tetë herë më shumë të prekura se burrat nga ky problem. Ekspertët nuk kanë një shpjegim të saktë për këtë por një e dhënë është se ka lidhje me ciklin menstrual. Studimi zbuloi gratë në fazën ovulimit të menstruacioneve kishin më shumë gjasa të pësonin një lëndim të ligamentit sesa ato në fazën post-ovulim.
Arsyeja për këtë lidhje mes ciklit menstrual dhe lëndimit të ligamentit është e paqartë. Studiuesit janë të përqendruar tek niveli i hormonit të estrogjenit që në trupin e grave rritet para ovulimit dhe e mendojnë si një shpjegim të mundshëm, por ligamenti i kryqëzuar i përparmë nuk është i vetmi që ndikohet nga hormoni i estrogjenit.
Sipas studiuesve faktorë të tjerë kontribuues në normat më të larta dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar të përparmë tek gratë, mund të jenë edhe format trupore dhe mënyra e ecjes. Ekspertët gjithashtu shpjegojnë se gratë në përgjithësi peshojnë më shumë në shputën e këmbës kur ecin se sa meshkujt.
Hulumtuesit shpjegojnë se anatomia nuk mund të ndryshohet, por individët mund të informohen dhe kështu të shmangin rreziqet e dëmtimit të ligamentit, duke u ushtruar mbi forcën fizike të tyre dhe ekuilibrin. /The Economist/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje