“Sa herë që vesh kostumin tim dhe hidhem nga shtylla,kam një ndjenjë të madhe lirie”, thotë Irene García, një voladora 33-vjeçare – ose grua fluturuese – nga Cuetzalan del Progreso, një qytet malor në shtetin meksikan të Puebla.
Danza de los Voladores ( Vallja e burrave fluturues ) është një ceremoni indigjene që fillon me interpretuesit që kërcejnë rreth një shtylle 30 metra përpara se të ngjiten në majë. Pasi sigurohen me një litar rreth ijeve, ata nisen me kokë, duke u rrotulluar rreth shtyllës drejt tokës me krahët e hapur gjerësisht.
“Normalisht janë pesë pjesëmarrës. Katër përfaqësojnë elementet natyrore: zjarri, uji, ajri dhe era. Pjesëmarrësja e pestë është një përfaqësim i diellit,” tha Irene, e cila filloi të performojë kur ishte 15 vjeç. Ceremonia është një nga traditat më mbresëlënëse që ka ekzistuar në Cuetzalan. Deri vonë, ceremonia kryhej vetëm nga burra.

Ajo që është e sigurt është se rituali ka ndryshuar gjatë shekujve. Dikur u krye si një mënyrë për të komunikuar me perënditë dhe për të kërkuar korrje të mbara. Pas ardhjes së kolonizatorëve spanjollë, vallja u bë një haraç për shenjtorët katolikë gjatë festimeve fetare. Në Cuetzalan, i cili është bërë një destinacion popullor turistik, rituali në ditët e sotme kryhet jo vetëm gjatë festave, por edhe të dielave të zakonshme. Turistët dynden në katedralen kryesore në sheshin e qytetit për të parë spektaklin.







Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




